Projekti i asfaltimit te rruges ne Vidishiq
Menu
Home
Projekti
Kontoja
Donatorët
Foto
Histori
Kulturë
Ditët e Gradinës
   5 Gusht 2007
Komente
Na Kontaktoni
Lidhje
In English

Ditët e Gradinës
Të nderuar bashkëvendas,

Në ditën e Gradinës, më 5 Gusht, ishin prezentë gjithsëjt 171 Vidishiqas të të gjitha moshave dhe gjinive. Pas një takimi në logun e katundit, ku u mbajtën disa fjalime të shkurtëra mirëseradhjeje, masa e ,mbledhur ia mësyu Gradinës. Masën e mbledhur e përshëndeti kryetari i këshillit zt. Asllan Isufi duke uruar që ky takim të bëhet tradicional. Në vazhdim rreth rrjedhes së projektit dhe rëndësisë së tij folën Nysret Shala dhe Latif Jashari. Po ashtu një fjalim shumë interesant e mbajti edhe veterani i luftës për Kosovën shtet dhe të pavarur, kushërini Emin Fazlia. Pas fjalimeve, masa bëri homazhë pranë varreve të dëshmorëve të fshatit për të vazhduar drëjt majës së Gradinës ku u bashkuam përsëri për të biseduar dhe degjuar rrëfime nga Baca Emin Fazlia; për të luajtur futboll në turnirin e organizuar (ku morën pjesë 7 ekipe të rriturish dhe 3 të juniorëvë); për të shiquar lojë të mira shahu; për të ngrënë flija të frëskëta të përgaditura nga familjet bujare, djemëve të burrave të katundit Halil Shalës dhe Tahir Isufit (falënderime të posaqme këtyre dy familjeve); për të vazhduar me ç’mallje bisedash mes bashkëfshatarëve që s’ishin parë me vite e dekada. Së shpëjti do të publikohën foto dhe video të shumta nga kjo ngjarjë si dhe emrat e ekipeve të futbollit, fotot e cdo ekipi dhe rezultatet.

Ëdhe njëherë i falëndërojmë të gjithë pjesëmarrësit e po ashtu edhe ata që për arsye të ndryshmë nuk arritën të jenë prezentë atë ditë. Shpresojmë që vitin ë ardhshëm takimi do bëhët në një datë që iu përgjigjët më shumë personave dhe se do të bëhet një organizim edhe më i mirë.

Përshëndetje,
Moderatori




NJOFTIM
23 Korrik 2007

Me shumë keqardhje ju njoftojmë se Këshilli i fshatit, në mbledhjen me bashkëfshatarë të datës 22 Korrik 2007 në log të katundit, ka vendos që takimi në Gradinë të organizohet vetëm të Dielën, me 5 Gusht. Kjo bëhet për arsye se është marrë vesh se me 4 Gusht populli shqiptar i Kosovës dhe më gjerë do të takohen në Prekazin legjendar, te shtëpia e komandantit heroik Adem Jashari.

N.B. Nder pjesemarresit e takimit ne log me 22 Korrik kishte qene edhe kusherini shume i nderuar zt Emin Fazliu (i njohur edhe si Emil Kastrioti) i cili kishte pershendet kete nisjative dhe kishte shpreh gatishmeri te ndihmoi konkretisht.


Qëndrim FINAL:

Meqë nuk kishte më shumë propozime le të mbetet që për vitin 2007 Ditët e GRADINES do të mbahen në javën e parë të GUSHTIT 2007, me fokus të veqantë vikendi i kësaj jave:

4 (Shtunë) dhe 5 (Diele) GUSHT 2007

Le të shihemi në GRADINEN TONE për një bisedë, lojë futbolli, shahu,volejbolli....

Përshëndetje,
Moderatori

P.S. Një gjë kemi arritë t'a garantojmë, Bajrami s'do t'na e shkyej futbollin e as rrezoi portat! Kjo vlen për ata që dijnë për qka bahet fjalë!


**************************************
**************************************


PROPOZIM

Të nderuar bashkëvendas,

Kemi kënaqësin që të hapim për diskutim propozimin që të zgjedhen (caktohen) disa ditë Verore për takime masive të Vidishiqasve në Gradinë. Ekziston dëshira që këto ditë të bëhen tradicionale, çdo verë.

Propozimi #1:

Duke marrë parasysh datat e pushimeve në shtetet perëndimore, ku Vidishiqasit jan të koncentruar me shumicë, besohet se ditët 25 - 30 Korrik do të ishin më të përshtatshme.
Në fokus të takimeve të jetë vikendi i kesaj fundjave (27-29). Normalisht, propozimet tjera të janë mirëseradhura.

Ideja është që atje, në Maje të Gradins të pregaditet tereni për një turnir në futboll, shah e sporte tjera. Po ashtu, këto ditë të bëhen si ditë pikniku (me ushqim, pije etj-etj) ku do t'a takonim njëri tjetrin dhe shkëmbenim biseda e veheshim ne kontaktë.

Klikoni këtu për të bërë komente e propozime rreth kësaj ideje...

Moderatori



 Printable Version

Komentet
Propozim #2
Posted on: 2007-03-31 09:05:17   By: vidis3
  Edited By: vidis3
On: 2007-03-31 09:06:15
Re: Ditet Tradicionale: "Ditet e Gradines"
Posted on: 2007-03-26 10:06:21 By: vidis3
Location: 192.19.199.203
id: 50
user: anonymous
updated: 03/26/2007 02:04 AM
EmriJuaj: Nexhmedin Shala
Emaili: shala92@hotmail.com
Komenti: Ju pershendes i nderuari Moderator dhe juve Kusheri te nderuar ku do qe gjindeni. Une e lexova me shume kujdes komentin te cilin ju e keni ber per nji takim shume te qelluar ne pushimet Verore ne Fshatin Vidishiq, njiherit dhe e perkrahi.Une mendoj se nese pajtohen te gjithe kjo te jet Java e par e Gushtit per shkak se disa Kusheri te cilet jetojn ne Gjermani ne rajonin e Bajernit nuk kan mundsi te vijne ne pushime para Gushtit. Sa i perket Skandinavis te gjith nxensit leshohen nga Shkolla kah fundi i Qerrshorit dhe fillojn kah mesi i Gushtit.Me shum respekt ju pershendes te gjithve kudo qe gjindeni.Nexhmedin Shala.