Projekti i asfaltimit te rruges ne Vidishiq
Menu
Home
Projekti
   Parallogaria
   Fazat
Kontoja
Donatorët
Foto
Histori
Kulturë
Ditët e Gradinës
Komente
Na Kontaktoni
Lidhje
In English

Projekti

Historiku dhe nevoja e realizimit të këtij projekti

Në vitin 1998 barbarët serbë dogjën çdo shtëpi dhe objekt që ekzistonte në fshatin Vidishiq. Si pasojë e kësaj lufte shkatërruese, fshati u zbraz gati në tërësi për të mos iu kthyer kurrë më jeta dhe gjallëria që kishte dikur dhe tani gjendet pranë shkretimit, përballur me ekzistim. Nëse nuk ndërmerren aksione që ti kthehet jeta këtij fshati, ardhmëria e kësaj treve duket shumë e zymtë.

Në disa takime rasti të mbajtura në shkollën Xhevat Isufi (dëshmorit të fshatit) në log të katundit ku ishte një pjesëmarrje masive, secili Vidishiqas është shprehur i gatshëm të ndihmoi dhe të bëjë krejt çka është e mundur vetëm e vetëm që ky projekt të realizohet. Secili ishte i mendimit se asfaltimi i kësaj rruge do ta lironte fshatin nga izolimi në të cilin ka rënë dhe do t’ja kthej gjallërinë.

Të gjithë besonin se asfaltimi i rrugës do t’u hapte mundësi njerëzve t’ju kthehen tokës dhe vendbanimeve të veta. Po ashtu besohet se asfaltimi do te shërbente si impuls qe njerëzit e kësaj ane te fillojnë te investojnë ne lëmin e blegtorisë apo ndonjë biznesi tjetër për te cilin kjo trevë ofron kushte me klimë të mirë malore.

Tani, koha ka ardhur për angazhim, kontribut dhe punë konkrete nga secili. Koha është për aksion.

Fshatarëve të Vidishiqit, që shquhen për krenarinë dhe bujarinë e tyre shekullore, do t’ju binte një lloj përgjegjësie historike (direkt apo indirekt) për mosveprim, duke parë me sytë e tyre shkretimin dhe shkuarjen e fshatit drejt mosekzistimit.

Për Vidishiqasit, mosndërmarrje aksioni deshëm apo jo, do të thoshte dorëzim para barbarëve serb drejt arritjes së qëllimit të tyre: Zbrazjen e kësaj treve dhe shkatërrimin e strukturës demografike të rajonit.
Për Vidishiqasit, mosndërmarrje aksioni do të thoshte mbetje borxh jo vetëm atyre që dhanë jetën për liri por edhe ndaj tri gjeneratave në vijim:
• Të sotmes: ndaj atyre që mundohen që me çdo kusht të mos i largohen fshatit; atyre që me shumë dëshire do ta vizitonin atë më shpesh
• Të ardhmes: që nuk do të na e falnin që ia kemi ktheu shpinën kësaj toke e nuk u lamë atyre mundësi ta shijojnë këtë vend. A thua a do të ndiheni mirë pranë bijve, bijave, nipave e mbesave t’ju tregoni se nga kemi ardhur? Çka do tu tregojmë nga ai vend? Hithra, ferra, rrugë e pullaze të shkatërruara nga shkau?
• Të kaluarës: secili Vidishiqas është emocionalisht i lidhur me këtë Nënë-tokë. Kjo rrugë ashtu siç është ja vështirëson mundësit, njeriut të kësaj ane, të shkoi e vizitoi varret ku pushojnë shpirtrat e baballarëve, nënave, vëllezërve, motrave, gjyshërve e stërgjyshërve të tyre.

Dihet se sa e vështirë është situata ekonomike në Kosovë. Mirëpo, mbretëron mendimi se ky fshat ka kapacitet dhe njerëz që mund të kontribuojnë dhe sigurojnë mjete të mjaftueshme që t’ja arrijnë këtij qëllimi madhor.

Ideja e asfaltimit të kësaj rruge ka ekzistuar me dekada mirëpo gatishmëria e bashkëfshatarëve dhe mundësia e arritjes së këtij qëllimi nuk ka qenë kurrë më e mirë.

E kaluara jonë e përbashkët dhe kujtimet tona të shumta: ndaj prindërve tanë, që na rritën me mund por me krenari; fëmijëritë tona të përbashkëta me halle por me lumturi; kujtimet tona nga festat e përbashkëta, që shpesh u përcjellshin me lojë edhe deri në orët e vona të natës; punët e fushës dhe rruga e shkollës që na bashkonin gjithnjë. Të gjitha këto janë vetëm disa nga motivet të cilat na ofrojnë, të cilat na ndezin ndjenjat e takimit të serishëm me njëri tjetrin.

Pse mos t’i ndajmë prapë të mirat dhe të këqijat në mes veti si dikur. Ky projekt është një sprovë për ne, i cili tregon se në të vërtet a na mungon njëri tjetri, se a kemi nevojë për njëri tjetrin, se a mund të llogarisim prapë në njëri tjetrin?

Në takimet dhe kontaktet e bëra, e gjen tek të gjithë këtë përgjigje, dhe përgjigja është PO! Dhe ajo që më shumë se gjithçka tjetër, që prapë do të mund të na ofrojë është pa dyshim RRUGA! Prandaj vëllezër, mos hezitoni, dhe të krijojmë së bashku një bazë për këto qëllime fisnike. Jepni kontributin tuaj për ndërtimin e rrugës sonë!

Gjërat që dihen deri tani janë:

• Në princip, për çdo projekt madhor, nëse qytetarët sigurojnë mbi 40% të shumës së nevojshme të projektit, atëherë Komuna e Mitrovicës kontribuon me pjesën tjeter (60%) (kliko këtu për dëshminë nga komuna )
• Shuma që kërkohet për realizimin e këtij projekti, në bazë të projektit ideor (kliko këtu për detalet e projektit) të bërë nga eksperti i ndërtimtarisë, Bedri Rama, është €262,002.00
• Nga kjo del se nga bashkëfshatarët kërkohen së paku 105,000.00 Euro
• Numri i familjeve/individëve nga fshati Vidishiq që punojnë e veprojnë jashtë Kosovë dhe mendohet që kanë mundësi të ndihmojnë është rreth 208
• Nga llogaritjet e bëra është dalë që për t’u arritur tek shuma nevojshme pritet nje kontribut nga Vidishiqasit që punojnë jashtë Kosove me nga €500.00. Normalisht se nga të gjithë 208 mund të ketë raste që s'do kenë mundësi të ndihmojnë, mirëpo besohet se kjo shumë do të arrihet duke shtuar kontributet e Vidishiqasve brenda Kosove e mbi të gjitha premtimet e disa biznismenëve të fshatit se do t’a plotësojnë pjesën tjetër që mbetet
• Për hirë të transparencës, për hirë të realizimit të suksessshëm të projektit, për hirë të eliminimit të cdo dyshimi të cdo donatori se mjetet nuk do të keqpërdoren, në këte faqe do të publikohet lista e donatorëve e po ashtu edhe fotopkojpet e cdo faturë dhe shpenzimi që do të bëhet deri në realizimin përfundimtar të tij. Freskimi i kesaj liste (kliko këtu të shohish listen) me gjendjen nga banka do të bëhet vazhdimisht.
• Ekziston edhe mundësia e kontributit me rata dhe se ashtu siç kontribuoni do te publikohen te dhënat
• Po ashtu, nëse dikush dëshiron te mbetet anonim ne do te ia respektojmë ate dëshire
• Kontoja e dedikuar për grumbullimin e mjeteve për këtë qëllim ështe hapur në bankën ekonomike (kliko ( këtu ) për dëshminë dhe detalet e xhirollogarisë).
• Për sigurinë e donacionit tuaj, kjo konto është hapur nga tre anëtare të këshillit të fshatit dhe me kushte të tilla që pa qenë që të tre prezentë mjetet nuk mund të tërhiqen.
• Tenderi do të shpallet nga Komuna dhe do të mbikëqyret ne bashkëpunim mes komunës dhe këshillit të fshatit për udhëheqjen e projektit

Këtu janë edhe detalet e kontos:

Të dhënat mbi bankën ndërmjetësuese:

LHB Inernational Handelsbank Frankfurt
Frankfurt Am Main Germany

SWIFT CODE: L H B I D E F F
Nr. Llogarisë: 9918004 EUR

Banka Përfituese: Banka Ekonomike, sh.a. Prishtinë, Kosova, UNMIK
Përfituesi: FONDI VIDISHIQ, Mitrovicë, Kosovë
Nr. Llogarisë: 14050 00004 905851

Për kopjen e plotë dhe detalet kontaktuese te bankës kliko kliko këtu

 Printable Version