|
| Fazat |
Faza e parë – para-pregaditja
Kjo është ndër fazat më të rëndësishme dhe është në zhvillim e sipër.
• Është formuar këshilli që do t’i mbikëqyrë dhe organizon punët dhe përgatitjet rreth projektit dhe do te raportoi rregullisht ne këtë faqe rreth ecurive te punëve. Anëtarët e këshillit janë:
1. Asllan Fazliu (lagja Katunishtë, njëherit Hoxha dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë)
2. Asllan Isufi (lagja Isufi, kryetar i këshillit)
3. Gani Baliu (lagjja e Baliajve)
4. Bajram Halil Shala (Lagja e Avdullëve)
5. Agim Shala (Lagja e Myrtajve)
6. Enver Shala (lagjja e Hysenëve)
7. Hasan Sadiku (lagja Sadikaj)
8. Sherif Rama (lagjja Rama)
9. Gani Rama (lagjja Rama, Vidishiqët dhe Shkupollët)
10. Fadil Uka (lagja Ukaj)
11. Lagja Jasharaj - nuk ka përfaqësues
• Siç është cekur në hyrje të kësaj faqje, dy tubime publike me bashkëfshatarë veç janë organizuar. Nga kjo masë, në mënyrë unanime me një PO të madhe, është dhënë bekimi që të vazhdohet me punë/përgatitje
• Është biseduar lëshimi i tokave me të gjithë ata bashkëfshatar të cilët kan tokën në kufi me rrugën. Të gjithë janë shprehë të gatshëm me lëshue rrugën, ka raste kur kanë thënë se edhe murin e shtëpisë do ta rrëzojnë po qe e lyp nevoja. Ju lumtë këtyre burrave.
• Po ashtu, është biseduar edhe lëshuarja e tokës për këtë qellim edhe nga pronarët e fshatit fqinjë Bare. Edhe ata janë gatshëm të lëshojnë tokën. Ju lumtë edhe atyre burrave e Zoti i shpërbleftë me të mira
• Janë bërë kalkulimet rreth kostos se Projektit (shih projektin ideor) dhe po ashtu janë bërë zbërthimet se si të arrihet tek kjo shumë
• Nga anëtarët e këshillit është përpiluar lista prej rreth 170 bashkëfshatarëve që gjenden jashtë Kosovës e që mendohet se janë në gjendje të kontribuojnë. Në numrin 170 nuk llogariten gratë e fëmijët, kuptohet.
• Është hapur kontoja FONDI VIDISHIQ (klikoni ketu qe te shihni dokumentin e kontos) dedikuar këtij projekti nga ana e tre anëtareve të autorizuar të këshillit. Kontoja është hapur asisoji që mjetet nuk mund te transferohen ne fondin e komunes deri sa te arrihet shuma e parapare (pra >40%) dhe vetem me prezencen dhe pëlqimin e më SHUME SE 70% të anëtarëve të këshillit nga lista e mësipërme. Shih autorizimin për spjegimin e kushteve të kontos.
• Kryetari i Komunës, I nderuari prof. Mursel Ibrahimi, është kontaktuar dhe njoftuar për këtë iniciative. Ai në princip ka dhënë bekimin te ecet përpara. Shiqo me poshtë për takimin me Kryetarin dhe marrëveshjen e arritur.
*********************************************************************
21 Shkurt 2007
Takim Pune
Prezentë:
Zt. Mursel Ibrahimi (kryetari i Komunës)
Znj. Fatmire Berisha (nënkryetarja e Komunës)
Zt. Qazim Shala (përkrahës i idesë së asfaltimit të rrugës Bare-Vidshiq)
Zt. Nysret Shala (përkrahës i idesë së asfaltimit të rrugës Bare-Vidshiq)
Pas një diskutimi të thukët në zyrën e kryetarit dhe vizitës së përbashkët në fshatin Vidishiq u konstatua me sa vijon:
1. Gjatësia e rrugës Bare-Vidishiq u matë dy herë dhe rezultati ishte 2950metra.
2. Gjerësia e rrugës të planifikohet si 1 + 4 + 1 metra, ku 4 metra të jetë asfaltim dhe nga 1 metër anash asfaltit të shtrohet me zhavor
3. Komuna të angazhoi dhe pregadisë projektin teknik detajor për asfaltmin e kësaj rruge në afatin prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të kërkesës formale. Vë re: Kërkesa i është faksuar kryetarit në 028 30 202 me datën 26 Shkurt 2007. Parallogaria është kryer është kryer dhe koordinuar me eksertët e fshatit. Klikoni këtu për detalet e parallogarisë nga Komuna.
4. Mjetet materiale në vlerën prej 40% të sigurohen nga bashkëfshatarët deri më 1 Tetor 2007. Dëshmia se mjetet jan grumbulluar do ti përcjellet Kuvendit Komunal.
5. Në Nëntor 2007, komuna do të fus këtë Projekt në listën e projekteve me prioritet për vitin 2008 dhe do të siguroi pjesën 60%.
6. Komuna do të shpall tenderin.
7. Fillimi dhe përfundimi i punëve të bëhet në vitin 2008
8. Komuna do të angazhoi një person të dedikuar profesional dhe të ndershëm për mbikqyrjen e punëve.
Një moment nga vizita(kliko këtu)
-------
Njoftim 12 Mars 2007 (ri-përtërirë me 7 Maj 2007)
Në acordancë me planin e mësiperm, kryetari zt. Mursel Ibrahimi ka angazhuar inxhinjerin Gani Beshirin për të bërë vlerësimin e këtij projekti. Një version i tillë (draft) na është dorëzuar me 8 Mars 2007. Ai version është ri-shqyrtuar nga ekspertët e fshatit zt. Latif Jashari dhe zt. Bedri Rama. I falenderojmë për angazhimin. Klikoni këtu për detalet e parallogarisë nga Komuna.
*********************************************************************
• Janë fotokopjuar dëshmitë që komuna kontribuon me 60% për projektet me rëndësi madhore, po qe se bashkëqytetaret kontribuojnë me më shumë se 40%.
• Tani fokusi është në informimin e publikut me qëllim që të gjenden edhe më shumë donor për të arritur fondin e nevojshëm për këtë projekt
• Është krijuar kjo faqe e cila do t’i mbikëqyrë dhe përkrah fazat e zhvillimit të projektit dhe do të jap çdo detal të mundshëm me transparence maksimale
*********************************************************************
17 Shkurte 2007
Takim Pune
Prezentë:
Të gjithë anëtarët e këshillit (shih emrat me lartë) e po ashtu edhe Behxhet e Nysret Shala dhe Osman Jashari.
Këshilli u njoftue rreth hapjes së faqes "www.vidishiqi.com" dhe qëllimet e saj. U diskutua se si ajo të shfrytëzohet më së miri për nevojat e projektit, meqë ai është qëllimi kryesor i ksaj faqeje.
U vendos që lista e kontributorëve të mbetet e hapur për cdo vizitues të faqes vidishiqi.com
Mbet të vendoset rreth një date tradicionale ku Vidishiqasit të mbledheshin cdo vitë për të kaluar kohë së bashku; të organizohen ngjarje sportive e kulturore etj. Me gjasë fillimi i Gushtit do të zgjedhet si datë e tillë.
U propozua që të bëhet duplikimi i këshillit të fshatit për diasporë për secilën lagje ashtu që cdo përfaqësues i fshatit në disporë të njoftohet dhe inkurajohet të kontribuoi në këtë projekt përmes tyre:
1. Muhamet Fazliu (Norvegji, lagjja Katunishtë)
2. Lagja Isufi - nuk ka perfaqesues
3. Bali Baliu (Gjermani, lagja e Baliajve)
4. Afrim Shala (Gjermani, lagja e Avdullëve)
5. Nexhmedin dhe Sami Shala (Norvegji/Gjermani, lagja e Myrtajve)
6. Lagja Sadiku - pa përfaqesues
7. Ramiz Rama (Norvegji,lagja Rama)
8. Avdi Rama (Suedi, lagja Rama dhe Vidishiqët)
9. Halil Uka (Gjermani, lagjja Ukaj)
10. Enver Halim Jashari(Suedi, lagja Jasharaj)
11. Rasim Zenë Shala (Gjermani, lagja e Hysenëve)
*********************************************************************
Faza e dytë - Shpallja e tenderit
Eshtë nën kompetencë të komunës të shpall tenderin. Sigurisht se edhe këshilli i fshatit do të konsultohet me këtë rast. Kjo faze eshte arritur me sukses. Klikoni këtu t’a shihni rezultatin e tenderit të shpallur nga komuna.
Faza e tretë – faza e ekzekutimit
Komuna do të angazhoi një person të dedikuar profesional dhe të ndershëm për mbikqyrjen e punëve. Po ashtu, në paralel, mbikqyrjen do t'a bëjë edhe një komision profesionist i fshatit. Edhe kjo fazë është kah kryhet me sukses.
Faza e mirembajtjes
Mirëmbajtja e kësaj rruge do të bëhet në bashkëpunim me komunën dhe agjencionin për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale. Kjo do mbetet SFIDA më e madhe për këtë rrugë.
|
|