Mirëserdhët në VIDISHIQ!

N J O F T I M


Bashkëfshatarë dhe miq të dashur të Vidishiqit,

Kam knaqësi të veqantë të Ju njoftoi se më në fund, siq keni mund të përcillni në mediumet informative në Kosovë të datës 4 Korrik, PROJEKTI I ASFALTIMIT TE RRUGES PERFUNDOI ME SUKSES.

FALENDEROJME NGA ZEMRA TE GJITHE ATA QE NA NDIHMUAN DHE PERKRAHEN NE REALIZIMIN E KETIJ PROJEKTI AQ JETIK PER FSHATIN E BUKUR VIDISHIQ. ZOTI U BEKOFTE.


Dear friends,

We are happy to announce that our PROJECT has been successfully COMPLETED.
MANY THANKS TO ALL OF YOU WHO SUPPORTED US IN THIS MISSION. GOD BLESS YOU ALL.

*****************************************************************************************************
Lexues të nderuar,

Qëllimi i kësaj faqeje ishte të nxitë dhe përkrah realizimin e idesë së bashkëfshatarëve të Vidishiqit për asfaltimin e rrugës me gjatësi 3km Bare-Vidishiq. Përmes kësaj faqeje do të keni mundësi të përcillni progresin e këtij projekti nëpër faza deri në realizimin e tij të plotë. Kjo hapësirë po ashtu do t’ju mundësoi të shtroni pyetje, rrihni tema të ndryshme, komentoni apo kritikoni.

Qëllimet tjera të kësaj faqeje janë të shërbej si pikë-kontakt për ata Vidishiqas të interesuar dhe që kanë humbur lidhjet me njëri tjetrin, të ndahet pak histori, kulturë dhe ofrohet pak argëtim me tregime, anekdota nga e kaluara e kësaj ane.

Çdo Vidishiqas beson dhe shpreson se asfaltimi i rrugës do të shërbej si mjeti më i rëndësishëm në kthimin e jetës dhe gjallërisë në këtë fshat pothuajse të boshatisur.

Vidishiqi, sikurse edhe pjesa dërmuese e Kosovës, e në veçanti rajoni i Shalës së Bajgorës, pësoi (nga barbarët serbe) një shkatërrim të një përmase të pa parë nga lufta e fundit në Kosovë. Kliko këtu që të shihni foto-evidenca të këtij shkatërrimi.
Kliko këtu për më shumë historik..

Klikoni këtu që të shiqoni foto nga punët e asfaltimit. Ngadalë por sigurtë po hyhet ne fazën përfundimtare të këtij projekti. Falënderojmë kusherinjtë Asllan H. Shala, Besim Shala, Bali Baliu e Visar Shala për këto foto në vazhdim.

Të dashur përkrahës të këtij projekti, është kënaqësi të shohish se qëllimi i kësaj faqje në realizimin e këtij projekti u ARRIT, me shumë punë e sakrifica, mirëpo qëllimi arsyeton djersën. GEZUAR dhe FALENDERIME të gjithë atyre që na mbështeten gjatë këtyre dy e më shumë viteve punë në këtë drejtim. Ndijuni krenar - ky projekt është edhe një dëshmi se bashkimi bënë fuqi, se kur një punë niset me qëllim të mirë, për popullin e për Zotin, që të dy jan me Ju dhe kjo garanton edhe suksesin. Ky projekt po ashtu tregon se cdo ndihmë Juaja e bënë një ndërrim pozitiv në shoqërin tonë të përvuajtur. Le të vazhdojmë t'i shtrijmë dorën njëri tjetrit. Zoti qoftë me JU!

*******************************************************************************************************
N J O F T I M - 24 Maj 2009

*******************************************************************************************************

Dashamirë të Projektit VIDISHIQ!

Kemi DY lajme të ndajmë me ju, njëra shumë e hidhur.

1) E Hidhura është se kusherini ynë shumë i dashur e i nderuar Hazir Shaban Shala i lindur me 11 Maj 1961 (48 vjeqar), gyrbetqarë në Norvegji, papritmas ndërroi jetë. Ky lajm i hidhur dhe shokantë po përcillet me lotë e dhembje jo vetëm nga familja dhe kushrinjët e afërm por edhe nga shumë e shumë miq e dashamirë nga brenda dhe jashtë Kosovës. Të mëdha sikurse dhembja jan edhe kujtimet qe kemi nga Haziri që shquhej për burrë bujar e zemërgjerë, plot vullnet për jetë, me një imagjinatë të rrallë dhe patriot.
Si pasojë e vdekjes së hershme të Babës Shaban, Haziri u rritë si jetim dhe qysh si fëmijë u përballë me hallet e burrave, kjo e kaliti atë dhe e bëri një kujdestar të mirë për familje dhe shoqëri. Haziri, sikur shumë të rinjë të asaj kohe, duke mos iu dhënë perspektivë në vendlindje qysh heret kishte marrë rrugën për në Libi ku punoi e jeton disa vite.
Qysh ashtu si i ri ai ishte përkrahës i fuqishëm i lëvizjes për shtetin e Kosovës, si pasojë e së cilës ai edhe burgoset në vitin 1989. Me dlajen nga burgu dhe duke qenë i papërshtatshëm për pushtetin serbofil ai detyrohet të ikë dhe kërkon azil politikë në Norvegji, ku edhe kalon afër dy dekada të jetës së tij, deri sa ndërron jetë. Gjatë qëndrimit në Norvegji ai gjithnjë ishte aktiv në ndihmë lëvizjeve kombëtare, që nga formimi i degëve të LDK-së në përëndim, deri te "Vendlindja thërret" në ndihmë luftës së UCK-së, duke vazhduar edhe pas lufte me ndihmë në cdo aksion ndihmë Kosovës. Haziri nuk dallonte rryma politike, atij i interesonte vetëm një gjë: Shtetësimi i Kosovës.
Kur është fjala te projekti "Vidishiq", Haziri dhe familja e vëllezërit e tij ishin jo vetëm ndër kontributorët e parë që ndihmuan materialisht por edhe kan shërbyer si advokatë dhe motorë të denjë të projektit tonë të përbashkët. Eshtë ironike që ai ndërroi jetë dhe u varros vetëm dy ditë para se të hudhet asfalti i parë ne rrugën Bare-Vidishiq, gjë që Rahmetliu e priste me aq padurim.


Kusherini i ndjerë, Haziri, la mbrapa vetës të shoqen dhe tre fëmijë të mitur. Shfrytëzoj rastin ti ngushëllej familjen e Hazirit dhe të gjithë kushrinjtë, shokët e miqtë e shumtë të Hazirit.
Shrytëzoi rastin që këtu ti ngushlloi familjen e Hazirit dhe Shaban Shalës dhe të gjithë ata që njohën Hazirin. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Po ashtu, lexues te nderuar ju mund të shkruani ti shprehni ngushllimet familjes së të ndjerit ne rubrikën e komenteve.
Alternativisht, mund të ngushlloni përmes telefoni në +47 41 517609

2) Ka filluar asfaltimi rrugës nga logu i katundit në drejtim të fshatit Bare, klikoni ketu
të shiqoni dy foto, më shumë do pasojnë. Falënderojmë kusherinin Asllan H Shala për fotot e asfaltit te freskët.


*******************************************************************************************************
N J O F T I M - Tetor 2008

*******************************************************************************************************

Dashamirë të Projektit VIDISHIQ!

Urime dhe Gëzuar - Me shumë kënaqësi Ju njoftojmë se punët tokësore kan filluar dhe po shkojnë mirë dhe me intensitet të duhur. Dashtë zoti e ndihmon moti i mirë që asfaltimi të kryhet brenda këtij viti.

Klikoni këtu të shihni disa foto që kan mbrri nga tereni me rastin e fillimit të gërmihjeve.

19 tetor 2008

Nën organizimin e këshillit të fshatit, fshatin vizituan një delegacion i gjerë.

Klikoni këtu të shihni disa foto që kan mbrri nga tereni me rastin e vizitës së Ministrit të financave z. Ahmet Shala, zv. ministrit të tij z. Bedri Hamza, kryetarit të komunës z. Bajram Rexhepi dhe kryeshefit të ekzekutivit të komunës dhe njëherit përkrahësin e madh të projektit z. Ismail Smakiqi.

Ja edhe disa foto nga Nentori 2008.

Klikoni këtu të shihni disa foto nga tereni, Nentor 2008

Përshëndetje,
Moderatori

*******************************************************************************************************
N J O F T I M - Shtator 2008

*******************************************************************************************************
Dashamirë të Projektit VIDISHIQ!

Me shumë kënaqësi Ju njoftojmë se falë ndihmës Tuaj dhe falë ndihmës së miqve të shumtë të këtij projekti të një spektri të gjerë nga qytetarë të thjeshtë e deri tek qeveritarët Komunal e Republikan rezultatet e tenderit u shpallën me 13 Gusht 2008 në gazetën ditore “Kosova Sot”. Fituese e tenderit Komuna ka shpallur kompaninë „Haxha Kom” nga Skenderaji.

Klikoni këtu t’a shihni rezultatin e tenderit.


Në emër të këshillit të fshatit Vidishiq i falënderojmë të gjithë kontribuesit dhe mbështetësit moral e material të ketij projekti, e në veqanti një pjesë të administratorëve në pushtet.

Moderatori

*********************************************************************************************************